“S’ka natë që s’ka të gdhirë, sado qoftë e gjatë”/ Elisa Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 23 tetor Zhurnal.mk – Elisa Spiorpalit i është rikthyer llogaria në Facebook, pas disa ditësh bllokim.

Me anë të një reagimi në këtë rrjet social, ajo shkruan:

“Mbrëmje të qetë dhe mos harroni, s’ka natë që s’ka të gdhirë, sado qoftë e gjatë.

*Faqja u kthye dhe mund të më shkruani si gjithmonë”.

Ndërkohë, në seancën plenare të së enjtes, të zhvilluar mes tensioneve dhe protestave të opozitës, deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali, u caktua anëtare e Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit.

Caktimi i detyrës së re të Spiropalit u njoftua nga drejtuesi i seancës, Niko Peleshi, gjatë prezantimit të ndryshimeve në përbërjen e delegacioneve parlamentare.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër