Studentët e USHT-së në presion nga profesorët universitar të BDI-së: frikësohen ta përshëndesin provimin e jurisprudencës në shqip?!

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Shkup, 23 tetor Zhurnal.mk – Studentët e Fakultetit Juridik në Universitetin e Tetovës dyshohet se hezitojnë të dalin publikisht në mbështetje të vendimit të ministrit të Drejtësisë, Jeton Shasivari, që provimi i jurisprudencës të mbahet edhe në gjuhën shqipe, për shkak të presionit që pretendohet se ushtrohet nga profesorë universitarë të lidhur me BDI-në.

Sipas pretendimeve që kërkojnë konfirmim nga studentët, frika lidhet me mundësinë e pasojave akademike në rast se ata shprehin publikisht mbështetje për vendimin e ministrit. Në këtë debat përmenden edhe profesorë që kanë pozita në strukturat e BDI-së, ndërsa kundërshtimi i vendimit nga qarqe të lidhura me këtë parti ngre pikëpyetje për ndikimin e politikës në mjedisin universitar.

Në anën tjetër, iniciatori i protestave studentore, Mevlan Ademi, ka deklaruar se janë zhvilluar bisedime me studentë të Universitetit Nënë Tereza dhe Universitetit të Evropës Juglindore për organizimin e protestave të reja, por ende nuk kanë arritur të bisedojnë me studentët e USHT-së.

Mungesa e një qëndrimi publik nga studentët e USHT-së mbetet një çështje që kërkon sqarim: a po hezitojnë ata të përshëndesin një vendim që mundëson përdorimin e gjuhës shqipe në provimin e jurisprudencës për shkak të frikës nga pasojat akademike?

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër