Balla uron Shaip Kamberin për rizgjedhjen në Kuvendin e Serbisë

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 26 tetor, Zhurnal.mk – Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla uroi sot Shaip Kamberin për rizgjedhjen deputet në Kuvendin e Serbisë, si prijës i listës së bashkuar shqiptare.

Balla bëri të ditur se Koalicioni Shqiptar, sipas rezultateve paraprake të publikuara mbrëmjen e kaluar, ka marrë 27.230 vota, të cilat, me rritjen prej 35% të koeficientëve zgjedhorë për pakicat kombëtare, përkthehen në një vlerë llogaritëse prej 36.761 votash.

Balla theksoi se përfaqësimi shqiptar në Kuvendin e Serbisë shkon drejt sigurimit të dy mandateve, ndërsa gara për një mandat të tretë mbetet në fokus.

“Ky është rezultati i bashkimit politik, i besimit qytetar dhe i përkushtimit të përbashkët për përfaqësim dinjitoz”, u shpreh Balla, duke vlerësuar rëndësinë e bashkimit politik për përfaqësimin e shqiptarëve në Serbi.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër