Kamberi: Bashkimi i shqiptarëve dha rezultat – Mehmeti: Do ulemi të diskutojmë me Listën Studentore

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Beograd, 26 tetor Zhurnal.mk – Zgjedhjet parlamentare në Serbi konfirmuan fuqinë e unitetit të subjekteve politike shqiptare në Luginën e Preshevës, të cilët siguruan dy mandate në Parlamentin e ri. Deputeti Shaip Kamberi vlerëson se bashkimi në një listë të vetme zgjedhore ishte vendimtar për ruajtjen e përfaqësimit politik.

Kamberi nëvizon se bisedimet me pushtetin e ri do të zhvillohen vetëm nëse ekziston një vullnet real politik.

Për Visar Mehmetin, ky shënon mandatin e tij të parë si deputet në Parlamentin e Serbisë. Ai thekson se Plani 7-pikësh duhet të përditësohet urgjentisht për të përfshirë edhe problematikën e pasivizimit të adresave, ndërsa përjashton çdo mundësi bashkëpunimi me partinë e Aleksandër Vuçiçit.

Me dy mandate në Kuvend, deputetët e zgjedhur zotohen se do të jenë zëri mbrojtës për të gjithë shqiptarët, pavarësisht rajonit apo qytetit ku ata jetojnë në Serbi.

Të dy përfaqësuesit e shqiptarëve presin numërimin e plotë të votave, nëse do të mundet të sigurohet edhe mandati i tretë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër