Sot mbahet Konferenca e pestë globale e lidershipit të grave “Unë jam grua”

Nga R.ZH
A+ A-
Rivendos

Shkup, 14 nëntor, Zhurnal.mk – Sot në Muzeun e Luftës Maqedonase për Pavarësi në Shkup do të mbahet Konferenca e pestë globale për lidershipin e grave “Unë jam grua”.

Konferenca organizohet nga shoqata “Unë jam grua”, në kuadër të nismës “Nënat për Maqedoninë”.

Aktiviteti synon të mbledhë gra lidere dhe pjesëmarrëse nga fusha të ndryshme, me fokus në fuqizimin e rolit të gruas, lidershipin dhe kontributin e saj në shoqëri.

Konferenca e këtij viti shënon edicionin e pestë të kësaj nisme, e cila i kushtohet promovimit të grave dhe rolit të tyre në proceset shoqërore.//Zhurnal.mk

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër