Strehimoret po kthehen në deponi, nga 101 strehimore publike, vetëm pesë janë rinovuar

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Shkup, 14 nëntor Zhurnal.mk – Me vendim të Ministrisë së Mbrojtjes në vitin 2005, 101 strehimore publike iu dorëzuan Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim. Nga ky institucion bëjnë të ditur se mirëmbajtje të rregullt dhe investuese është kryer vetëm në pesë strehimore, ndërsa të tjerat nuk janë sanituar për shkak të mungesës së mjeteve financiare.

Duke iu përgjigjur pyetjes se kush është kompetent të veprojë në rastet kur strehimoret janë të mbushura me mbeturina dhe ngjajnë me deponi të vogla, nga Drejtoria shpjegojnë se „mirëmbajtjen e rregullt dhe investuese të strehimoreve e kryejnë pronarët ose shfrytëzuesit e tyre“.

Verifikimet në terren tregojnë se shumë strehimore publike në Shkup ndodhen në gjendje tejet të keqe. Në veçanti, strehimoret tunelore nën kodrën e Gazi Babës, por edhe ato nën kalanë e Shkupit, janë të mbushura me lloje të ndryshme mbeturinash.

Në të gjithë territorin e Maqedonisë ka gjithsej 1.761 strehimore, me kapacitet për të strehuar 185.465 persona. Ato janë në pronësi të institucioneve, shoqatave dhe subjekteve private, ndërsa 101 prej tyre janë të ashtuquajtura strehimore publike, nga të cilat 16 ndodhen në kryeqytetin Shkup.

Konkretisht, me vendim të Ministrisë së Mbrojtjes në vitin 2005, këto 101 strehimore publike iu dorëzuan Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim. Nga ky institucion bëjnë të ditur se mirëmbajtje të rregullt dhe investuese është kryer vetëm në pesë strehimore, ndërsa të tjerat nuk janë sanituar për shkak të mungesës së mjeteve financiare.

Sa i përket kompetencave për strehimoret e mbushura me mbeturina, nga Drejtoria sqarojnë se mirëmbajtja e tyre është përgjegjësi e pronarëve ose shfrytëzuesve.

„Mirëmbajtjen, servisimin e mjeteve dhe pajisjeve në të gjitha strehimoret, si dhe certifikimin e tyre, e kryejnë shoqëritë tregtare, ndërmarrjet publike, institucionet dhe shërbimet e regjistruara për këtë veprimtari, të cilat kanë të punësuar persona me licencë për kryerjen e kësaj veprimtarie, në përputhje me ligjin.

Mirëmbajtja e strehimoreve është në kompetencë të pronarëve, në përputhje me Ligjin për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe Rregulloren për mënyrën e ndërtimit të strehimoreve publike, si dhe mirëmbajtjen dhe shfrytëzimin e strehimoreve të ndërtuara dhe objekteve të tjera mbrojtëse“, thonë nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim.

Ndërkohë, kontrollet në terren të realizuara para rreth dhjetë ditësh treguan se një pjesë e madhe e strehimoreve publike në Shkup janë në gjendje jashtëzakonisht të keqe. Sidomos strehimoret tunelore nën kodrën e Gazi Babës, por edhe ato nën kalanë e Shkupit, ishin të mbushura me mbeturina.

Vetëm një numër i vogël i tyre janë të mbyllura hermetikisht me dyer metalike, ndërsa të tjerat janë të hapura. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se ato janë lehtësisht të qasshme apo të kalueshme, pasi janë mbuluar nga bari dhe/ose janë mbushur me mbeturina, deri në atë masë sa ngjajnë me deponi. Aty mund të shihen qartë edhe divane të hedhura, ulëse automobilash, vaska dhe guaska tualeti.

Se gjendja me strehimoret në Maqedoni është alarmante, e ka konfirmuar së fundmi edhe Enti Shtetëror i Revizionit. Në një raport revizioni të publikuar vitin e kaluar, ndër të tjera thuhet se gjatë vizitave në disa prej strehimoreve të cilat i janë caktuar Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim në komunat Qendër, Aerodrom, Karposh, Gazi Babë, Veles dhe Shtip, revizorët kanë konstatuar se Drejtoria nuk kryen mirëmbajtjen e tyre të rregullt.

„Një pjesë e madhe e strehimoreve janë të bllokuara ose të mbyllura për shkak të pengesave nga pemët dhe mbeturinat e vëllimshme. Një pjesë janë të hapura dhe ngjajnë me deponi, ndërsa disa të tjera përdoren si depo për pajisje të vjetra. Disa strehimore nuk janë funksionale për shkak të sistemeve jofunksionale të ventilimit dhe mungesës së energjisë elektrike dhe ujit. Një strehimore, ndërkohë, shfrytëzohet nga një subjekt juridik privat, por për këtë shfrytëzim nuk na është dorëzuar dokumentacion për qira“, thuhet në raportin e ESHR-së.

Çështja e gjendjes së strehimoreve u rikthye në vëmendje pas sulmit ushtarak të Rusisë ndaj Ukrainës, para katër vitesh. Pas kësaj, shumë shtete në Evropë dhe në rajon nisën pastrimin e strehimoreve, riparimin e sistemeve të ventilimit, kontrollimin e instalimeve elektrike dhe sigurimin e rezervave të ushqimit, ujit dhe barnave.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër