Shkup, 27 dhjetor – Takimi i fundvitit i organizuar nga Lëvizja Demokratike e Izet Mexhitit i dha fund edhe dilemës se kah po rreshtohen anëtarësia e BDI-së. Mexhiti si shembull suksesi që rrugën e reformimit tentoi ta realizojë brenda BDI-së u pengua, u largua paqësisht por assesi nga rruga dhe qëllimi i tij final. Këtë rrugë e filloi me shumë shok e miq, disa e lanë në mes të rrugës, por tani fundi i mbështetësve nuk po shihet. Këto fjalë marrin kuptim nëse shihen pamjet e tubimit madhështor vetëm në suaza të një kokteji festiv. Madje, në këto fotografi janë parë edhe shumë anëtarë të BDI-së, që në fillim nuk i besuan idesë së Mexhitit por tani mesa ngjanë kanë kuptuar misionin e tij dhe kanë vendosur ta ndjekin, shkruan Zhurnal.
Çfarë ndodhi në tubimin festiv të organizuar nga LD?
Asgjë më pak sesa një tërmet njerëzish të tubuar në një vend, si përgjigje e thirrjes së liderit të Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti. Për tu përshëndetur me vitin e ndryshimit dhe për t’i falënderuar secilin veç e veç për besimin dhe ndihmën në bashkërrugëtimin e nisur nga Mexhiti për një opsion të ri politik për popullin shqiptarë.
Kur filloi betejën për reforma të brendshme partiake të gjithë e akuzuan se e ka për inate personale, kur përfundoi beteja e brendshme me përjashtimin e tij dhe grupacionit që mendonin si ai shumica u tallën që do të përfundojë mos më keq se sa ishte përbrenda BDI-së.
Kishte mendime se pas figurës së Izet Mexhitit qëndronte emblema e BDI-së, duke u nisur nga kjo aludohej që po u përjashtua nga BDI figura e Izet Mexhitit do të shuhet në tërësi. Por, ndodhi e kundërta nga ajo prisni eksponent të caktuar Mexhiti pasi u përjashtua nga partia rezultoi me një rritje të hovshme të shpejt dhe të pa kontrollueshme.
Votuesit e heshtur, anëtarët me hamendje, të papërcaktuarit, tashmë janë rreshtuar pas Mexhtit dhe po besojnë në Lëvizjen Demokratike –
Këtë më së miri e dëshmojnë pamjet dhe fotografitë e tubimit madhështor nën organizimin e LD-së. Ku të pranishëm në këtë ngjarje janë parë edhe shumë figura të BDI-së, të cilët më kanë hequr dilemat se nga duhet të rreshtohen.
Gjatë zgjedhjeve, por edhe nga fillimi i idesë së Mexhitit për reforma ka pasur numër të madh njerëzish që kanë ndarë këtë mendim. Por, nga frika e ndëshkimit nga BDI e cila kishte krijuar përshtypjen se janë të pathyeshëm nga pushteti, shumë të punësuar, shumë anëtarë, kanë hezituar që publikisht të paraqesin bindjet e tyre politike.
E kjo heshtje u thye më, më shumë se kaq u shndërrua në zhurmë të madhe që jehoi jashtëzakonisht shumë brenda atyre mureve ku kishte atmosferë festive, urata, e përgëzime për një fillim viti të mbarë. Pra, duke u përshëndetur siç e quajnë ata vitin e ndryshimit.
Në këtë drejtim ishte i destinuar edhe fjalimi i të parit të LD-së, Mexhitit, i cili e përfundoi edhe fjalimin e tij me një apel drejtuar të gjithë atyre që ishin brenda dhe jashtë sallës.
“U bëj thirrje të hapur publike të gjithë atyre që mendojnë si ne por kanë hezituar ose janë frikuar të na bashkangjiten: Të dashur bashkëmendimtarë, dyert tona janë të hapura dhe zemrat tona të ngrohta për secilin e secilën prej jush që ndan të njejtat vlera dhe të njejtat bindje për proceset politike në Maqedoninë e Veriut. Procesi europianizues e ndëshkon kulturën e pandëshkueshmërisë dhe kërkon politikanë të përgjegjshëm dhe të ndershëm. Prandaj, anija e tyre është anija që po fundoset. Alternativa e re jemi ne, dhe vendi juaj është këtu, në mesin tonë! Ejani me ne!”, në këtë formë e përshëndeti publikun masiv të pranishëm në sallë lideri i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti.
Lëvizja Demokratike shënon rritje të hovshme –
Izet Mexhiti ideatori i ndryshimit përbrenda BDI-së përfundoi në themelimin e partisë së tij. Ai u përjashtua nga BDI sepse në atë parti nuk e duronin dot frymën e kërkesën për ndryshim u shkonin. Në fillim këtë idenë e reformave të brendshme e nisi bashkë me miqt e tij, një pjesë e të cilëve e lanë në gjysmë të rrugëtimit, e njëri prej tyre iu rikthye sërish pasi fitoi Mexhiti.
Kjo nënkupton që vendosmëria e Mexhitit për ta bërë ndryshimin në kampin shqiptarë nuk përfundoi me përjashtimin e tij prej partisë, pikërisht këtu filloi. Ai themeloi partinë të cilës po i prinë vetë ai, Lëvizjen Demokratike, e cila akoma në fillimet e para është bërë dera kryesore në të cilën po trokasin njerëzit e dëshpëruar nga partitë ku kanë qenë aktiv, njerëzit të cilët kanë qenë të pa përcaktuar në ndonjë parti e shumë të tjerë.
Aderime pa numër, anëtarësime të shumta, numër i madh të rinjve të gjithë janë rreshtuar pas Izet Mexhitit, sepse besuan fuqishëm në idenë e tij që jetësoi shumë shpejt në praktik. E kjo ndodhi përshkak se Mexhiti nuk u dorëzua dhe në ndihmë të tij i dolën ata që atij i besuan dhe në fund rezultoi se nuk u dëshpëruan. Përkundrazi, ata që nuk i besuan në fillim tani kanë filluar t’i bashkangjiten masivisht në vazhdimësi. /Zhurnal.mk
