Albi Qamili: Çështja e provimit të jurisprudencës do të zgjidhet, studentët do ta japin në gjuhën shqipe

Nga Xh M
266 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 13 prill Zhurnal.mk – Zv.kryetari i Komunës së Tetovës Albi Qamili, i ftuar në TV21 ka folur për kërkesën e studentëve të Fakultetit të Juridikut që provimin e Jurisprudencës ta japin edhe në gjuhën shqipe. Ai tha se kjo çështje do të zgjidhet së shpejti dhe se studentët provimin do të mund ta japin në gjuhën shqipe.

“Kërkesa e studentëve për provimin e jurisprudencës është kërkesë legjitime. Ne i kemi pritur dhe jemi takuar me studentët, kryetari Kasami pasi i ka takuar studentët ka theksuar se kjo çështje do të zgjidhet. Me VLEN-in në qeveri, studentët dhe shoqëria në përgjithësi po flasin më hapur dhe i artikulojnë kërkesat e tyre”.

“Janë themeluar grupet e punës, anëtar i së cilës është profesori Jeton Shasivari. Në një të ardhme të afërt ky problem do të marrë fund dhe do të kemi zgjidhje të qëndrueshme dhe studentë do të kenë mundësi që provimin e jurisprudencës ta japin edhe në gjuhën shqipe. Nuk mund të jap afate, por studentët do ta japin provimin edhe në gjuhën shqipe”, tha mes tjerash Qamili.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër