Shkup, 8 qershor Zhurnal.mk – Ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski, në intervistën në ALSAT, projektin e ri “Smart Licencat” e si një revolucion në mbrojtjen e qytetarëve dhe kompanive. Sipas tij, çdo kompani që ofron shërbime të licencuara do të duhet të vendosë një QR kod, përmes të cilit qytetarët do të mund të verifikojnë menjëherë vlefshmërinë e licencës. Andonovski tha se sistemi synon të zbatohet në një numër të madh institucionesh dhe sektorësh, duke mundësuar kontroll të shpejtë të të dhënave për licencën, datën e lëshimit dhe afatin e vlefshmërisë së saj. Ai theksoi se projekti do të rrisë transparencën, sigurinë dhe besimin e qytetarëve në shërbimet që marrin. Shpreson që të hyjë në fuqi nga një janari i vitit 2027.
“Me fotografimin e QR kodit do të arrini deri tek vërtetimi nëse një objekt i caktuar ka licencë të duhur për punën që e punon. Sistemi do të zbatohet për një gamë të gjerë subjektesh, nga kafe-baret deri te mjekët, noterët dhe përmbaruesit. Tek qytetarët do të sjellë ndjenjë më të madhe për siguri dhe besim më të madhe tek institucionet shtetërore, pasi kjo do të jetë e lidhur me një regjistër “të gjallë” që do të tregoj nëse një person i caktuar ka licencë aktive apo të suspenduar”, deklaroi Andonovski.
Andonovski deklaroi se me politikat e reja qytetarët e Maqedonisë së Veriut do të mund të përdorin internetin në vendet e BE-së me tarifa si në vend. Sipas tij, procedurat dhe katër rregullativat e nevojshme tashmë janë përfunduar nga pala vendase, ndërsa afatet varen nga Bashkimi Evropian. Ai shprehu shpresën që procesi të nisë gjatë vitit 2027, duke theksuar se nuk pret pengesa pasi ligji është përgatitur në bashkëpunim me të gjithë operatorët.
“Ne nga ana jonë procedurat i kemi mbaruar, kjo do thotë implementimi i katër rregullatorëve dhe direktivave në legjislaturën maqedonase, ky është Ligji për komunikime elektrike dhe aktet nënligjore, dhe ky hap ka mbaruar, është dërguar dhe vërtetuar në Qeveri, si dhe është dërguar deri tek Komisioni Evropian për mendim. Paralelisht me këtë, Këshilli Evropian fillon të sjell vendime që Komisioni Evropian të fillojë negociatat me çdo shtet nga Ballkani Perëndimor që të arrihet marrëveshje për asociacion dhe stabilizim që i njëjti të nënshkruhet dhe të ratifikohet Kuvend me çka ai do të hyjë në fuqi”, deklaroi Stefan Andonovski.
