Arrestohet 21-vjeçari në Çiflik, dyshohet për tentim-vjedhje në një shtëpi dhe sulm fizik ndaj një punonjësi lokali

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 2 nëntor, Zhurnal.mk – Më 01.11.2026 në orën 13:50 në fshatin Çiflik, punonjësit policorë të Stacionit Policor Grupçin privuan nga liria personin F.D. (21) nga fshati Çiflik për shkak të dyshimit se është përpjekur të kryejë vjedhje në një shtëpi në fshat. Po ashtu, ai ishte raportuar edhe nga H.M. (26) nga fshati Lërcë, i punësuar në një objekt gastronomik në fshatin Çiflik, se rreth orës 10:00 në objekt e ka sulmuar fizikisht, ndaj të cilit H.M. i është kundërpërgjigjur. Po merren masa për zbardhjen e rasteve, pas së cilës do të pasojë parashtresë përkatëse.

artikuj të ndërlidhura