Arrestohet shtetasi serb në autostradën Shkup – Gjevgjeli: Voziste me 221 km/h

Nga Xh M
1,609 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Gjevgjeli, 27 qershor Zhurnal.mk – ​Një shtetas i Serbisë është arrestuar në autostradën Shkup – Gjevgjeli pasi ka lëvizur me një shpejtësi prej 221 kilometrash në orë, njoftoi sot Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut.

​Policia bëri të ditur se incidenti është regjistruar në afërsi të fshatit Miletkovë, kur radari ka detektuar se shoferi, i identifikuar si M.S. (60 vjeç), po ngiste një automjet të llojit “BMW” me targa të Serbisë me një shpejtësi prej 221 kilometrash në orë, në një aks rrugor ku kufizimi i shpejtësisë është 120 kilometra në orë.

​Sipas policisë, shoferi e ka tejkaluar shpejtësinë e lejuar për 101 kilometra në orë.

​Pas ndalimit, automjeti është sekuestruar, ndërsa shoferi është arrestuar dhe është shoqëruar në stacionin policor.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër