Gruaja nga Tetova mashtronte duke u shtirur si profesoreshë universitare, përvetësoi 3400 euro

Nga Xh M
868 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tetovë, 27 qershor Zhurnal.mk – Më 26.06.2026 në ora 10:20 në SPB Tetovë, një burrë 67-vjeçar nga Tetova ka denoncuar se është mashtruar nga një grua nga fshati Negotinë e Pollogut, e cila rrejshëm ishte prezantuar si profesoreshë universiteti.

Denoncuesi në disa raste gjatë tre muajve të fundit i kishte huazuar asaj 3.400 euro, pasi ajo pretendonte se vajza e saj kishte pësuar një aksident trafiku në Francë dhe i nevojiteshin paratë për mjekim. Megjithatë, ndërkohë ai ka marrë vesh se ishte mashtruar, pas së cilës e ka denoncuar rastin në polici. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër