Bilall Kasami ngushëllon për ndarjen nga jeta të gazetarit dhe publicistit Nijazi Muhamedi

Nga D. V.
2,556 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 02 korrik, Zhurnal.mk – Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të doajenit të gazetarisë shqiptare, publicistit dhe intelektualit të njohur, Nijazi Muhamedi.

Në mesazhin e tij, Kasami e vlerëson Muhamedin si një figurë të shquar që për dekada i shërbeu me përkushtim fjalës së lirë, gazetarisë dhe çështjes shqiptare, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në jetën mediatike dhe intelektuale.

“Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të doajenit të gazetarisë shqiptare, publicistit dhe intelektualit të shquar, Nijazi Muhamedi. Për dekada me radhë, ai i shërbeu fjalës së lirë, gazetarisë dhe çështjes shqiptare me përkushtim, urtësi dhe integritet, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në jetën mediatike dhe intelektuale të vendit tonë”, thuhet në mesazhin e Kasamit.

Në fund të reagimit, ai u shprehu ngushëllimet më të sinqerta familjes Muhamedi, të afërmve, miqve dhe kolegëve të të ndjerit.

“Zoti e mëshiroftë!”, përfundon mesazhi i Bilall Kasamit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër