Drejtuesit e Universitetit të Tetovës morën pjesë në ceremoninë e themelimit të Kolegjit panshqiptar të kirurgëve

Nga B.M
444 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tetovë, 9 shkurt – Rektori i Universitetit të Tetovës Prof. Dr. Jusuf Zejneli, së bashku me Kryetarin e Senatit Prof. Kenan Ferati, dekanin e Fakultetit të Shkencave Mjekësore Prof. Dr. Nevzat Elezi, si dhe një pjesë të stafit akademik, më 6 shkurt 2026 morën pjesë në ceremoninë e themelimit të Kolegjit Panshqiptar të Kirurgëve që u mbajt në Tiranë.

Mjekë kirurgë shqiptarë, të udhëhequr nga vizioni për forcimin e bashkëpunimit profesional dhe krijimin e një platforme të përbashkët për shkëmbimin e njohurive, aftësive dhe burimeve brenda komunitetit të kirurgjisë, si dhe për zbatimin e standardeve më të larta të kujdesit kirurgjikal, ndërmorën një nismë e cila rezultoi me themelimin e Kolegjit Panshqiptar të Kirurgëve.

Në fjalën e tij përshëndetëse, Rektori i Universitetit të Tetovës theksoi se Universiteti i Tetovës ka qenë gjithmonë përkrahës i iniciativave që lidhen me cilësinë dhe progresin e përgjithshëm. Ai vlerësoi se kjo nismë, përmes shkëmbimit të përvojave të ekselencës mjekësore shqiptare, do të ketë një ndikim të drejtpërdrejtë në avancimin profesional të studentëve të Fakultetit të Shkencave Mjekësore, përmes zhvillimit shkencor dhe përmirësimit të praktikave klinike.

Në këtë ceremoni ishin të pranishëm personalitete të rëndësishme nga fusha e shëndetësisë dhe e politikës.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër