Shkup, 31 mars, Zhurnal.mk – Skena politike në Maqedoninë e Veriut ka përjetuar përçarje nga më të ndryshmet gjatë këtyre 36 viteve pluralizëm politik. Miqtë e djeshëm janë bë armiq të sotëm, kurse armiqtë e pardjeshëm, miq të nesërm.
Mirëpo nuk ka dyshim se një nga përplasjet më interesante për analizë, të mos themi më e çuditshme, është përplasja që ka ndodhur në radhët e Aleancës për Shqiptarët. Dallon nga përplasjet tjera për shkak se asnjë prej tyre nuk ak zgjatur kaq shumë mes pretendimeve dhe betejave gjyqësore se cila do të mbajë emrin dhe akronimin (shkurtesën), e mbi të gjitha vulat e partisë. Vendimi i fundit I Gjykatës Themelore ka kthyer në focus përplasjet mes ASH-Sela dhe ASH-taravari, duke nxjerrë nën hije përplasjet e reja që ndodhën mes dy ASH-ve tjera, asaj të Arben Fetait dhe Azir Aliut.
Debati vazhdimisht përcillet edhe me akuza dhe kundërakuza se kush është fajtori fillestar. A e filloi Ziadin Sela i pari, apo ishte Arben Taravari? Herë bën njëri hap përpara, e herë tjetri. Radhën e fundit një hap para ka lëvizur Taravari. Ai i mori sërish vulat e partisë me vendim të Gjykatës Themelore dhe si duket ka krijuar bazë të mjaftueshme që ky vendim të kalon edhe në Gjykatë Apeli, gjë që e ka detyruar Selën të themelojë parti politike, sikur e parandjen se gjasat për të ruajtur vulat e ASH-së janë minimale.
Në këtë situatë, për Ziadin Selën edhe njerëz të tij të afërt thuhet se si politikan, shumë vonë e kuptoi se partia dhe reputacioni iu (keq)përdor vetëm për të realizuar qëllimet e kundërshtarëve të tij. Kurse besimi i tepruar në politikë kufizohet me naivitet dhe është shumë i dëmshëm. Kjo që tani Sela formon parti është vetëm një veprim post-festum, ose siç e thotë vetë ai “krijova parti rezervë, që mos të varem nga vulat e partive të tjera”, shkruan “Zhurnal.mk”.
Post festum është edhe konstatimi i Selës kur thotë se Alanca për Shqiptarët ishte mjet nëpërmjet të cilës akoma më keq realizoi interesat e veta VMRO DPMNE-ja në mënyrë që të arrijë këtë përkrahje që e arriti nëpërmjet zgjedhjeve presidenciale kur u nxorën kandidatura nga pallati i bardhë siç ishte kandidatura e Taravarit.
Mirëpo edhe Taravari i ka argumentet e veta në këtë debat. Mbit ë gjitha ai bazohet në fitoret e njëpasnjëshme që ka arritur në Gostivar dhe Vrapçisht, duke e përdorë si argument të fuqishëm se gabimtari në krejt këtë përplasje është Sela, i cili nuk fitoi Strugën .
Se përplasjet janë shumë të thella u dëshmua edhe me faktin se Sela Taravari nuk ia zgjatën dorën njëti tjetrit as gjatë kohës sa ishin pjesë e Frontit Evropian, madje as në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale, kur si pasojë e raporteve jot ë mira mes tyre ndodhi edhe fitorja e bindshme e VLEN-it.
Andaj, Sela që po fillon sërish me parti të re, duhet qartë ta bëj të ditur vizionin e tij, vendosshmërinë e tij dhe drejtimin kah do të shkojë. Çdo veprim pa qëllim të qartë, do ta humbasë në mjegullën e kësaj vorbulle politike që quhet Maqedoni e Veriut ku as dreqi nuk e di se ;ka ndodhë e si ndodhë!, shkruan “Zhurnal.mk”.
