Hoxha- Soriano Ortiz: Përvoja spanjolle e dobishme për politikat mjedisore të vendit

Nga B.M
519 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 27 janar – Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muamet Hoxha, sot zhvilloi takim pune me ambasadorin e Mbretërisë së Spanjës në Maqedoninë e Veriut, Rafael Soriano Ortiz.

Gjatë takimit u shkëmbyen mendime për përmirësimin e bashkëpunimit dypalësh në fushën e mjedisit, duke  theksuar mbështetjen e vazhdueshme të Qeverisë së Spanjës për aktivitete të orientuara drejt mbrojtjes së vlerave natyrore dhe zhvillimit të politikave mjedisore.

Ministri Hoxha po ashtu theksoi mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Spanjës për integrimet evropiane të Maqedonisë së Veriut, duke theksuar se kjo përfaqëson një shtytje të rëndësishme për avancimin e proceseve reformuese dhe për harmonizimin me standardet evropiane, veçanërisht në fushën e mjedisit.

Një fokus i veçantë u vendos mbi rëndësinë e përvojës spanjolle dhe praktikave të mira në krijimin dhe zbatimin e politikave mjedisore, të cilat përbëjnë një bazë të dobishme për përmirësimin e mëtejshëm të politikave shtetërore dhe forcimin e kapaciteteve institucionale.

Bashkëbiseduesit konfirmuan angazhimin e përbashkët për vazhdimin e bashkëpunimit dhe intensifikimin e shkëmbimit të përvojave, me qëllim zbatimin e zgjidhjeve të qëndrueshme dhe përmbushjen e obligimeve ndërkombëtare të vendit në fushën e mjedisit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër