I dënuari do ta vuajë dënimin me burg në shtëpi me byzylyk elektronik në këmbë

Nga D. V.
740 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Drejtoria për Ekzekutimin e Sanksioneve ka filluar zbatimin e vendimit të dytë gjyqësor, sipas të cilit pajisjet për mbikëqyrje elektronike gjejnë zbatimin e tyre. Këtë e bën të ditur Drejtoria përmes rrjetit social Facebook.
​— Vitin e kaluar u mor aktgjykimi i parë nga Gjykata Themelore e Velesit, me të cilin u shqiptua masa e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej 3 muajsh për një person të moshuar dhe të pafuqishëm. Ndërkohë, tani për herë të parë është marrë Aktvendim për zëvendësimin e dënimit me burg me arrest shtëpiak me mbikëqyrje elektronike për një person që vuante dënimin me burg në një institucion ndëshkues-përmirësues.
​Me këtë rast, pjesa e mbetur e dënimit të pavuajtur në kohëzgjatje prej 11 muajsh e 28 ditësh zëvendësohet dhe do të ekzekutohet si arrest shtëpiak me mbikëqyrje elektronike. Bëhet fjalë për një person të dënuar në moshë, i cili ka probleme serioze shëndetësore të konfirmuara, të cilat ishin sfiduese për t’u trajtuar në institucionin e burgut.
​Vendimi është marrë nga Gjykata Themelore e Strugës. Personit i është vendosur pranga elektronike në kyçin e këmbës, ndërsa në rast të mosrespektimit të udhëzimeve për përdorimin e pajisjes dhe kufizimeve të përcaktuara, zyrtarët e provacionit do të njoftojnë gjykatën, në përputhje me dispozitat e Ligjit për Provacionin, thuhet në njoftim.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër