Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri. Kush është Sofia Moreira de Sousa

Nga Xh M
750 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 8 qershor Zhurnal.mk – Përfaqësuese e Lartë e Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë Kaja Kallas, ka njoftuar emërimin e propozuar të 33 ambasadorëve të Bashkimit Evropian dhe 7 zëvendësshefave të delegacioneve të Bashkimit Evropian.

Mes tyre është edhe Sofia Moreira de Sousa e cila është propozuar për postin e Ambasadore së Bashkimit Evropian. Ajo aktualisht shërben si Shefe e Përfaqësisë së Komisionit Evropian në Portugali dhe më parë ka mbajtur, ndër të tjera, detyrën e Ambasadore së Bashkimit Evropian në Kepin e Gjelbër (Cabo Verde).

145 delegacionet e BE-së janë fytyra e Bashkimit Evropian në mbarë botën dhe përbëjnë vijën e parë të mbrojtjes së interesave të BE-së jashtë kufijve të saj. Ato informojnë, zbatojnë dhe promovojnë prioritetet e Bashkimit Evropian, si dhe politikën e tij të jashtme dhe të sigurisë.

Emërimet e ambasadorëve të BE-së do të formalizohen pasi të merret miratimi zyrtar nga vendet pritëse përkatëse, aty ku është e nevojshme, si dhe pas përfundimit të procedurave të tjera administrative në kuadër të procesit të rotacionit për vitin 2026.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër