Kasami: Falënderoj ILPP dhe Ambasadën gjermane promovimin e vlerave demokratike dhe pjesëmarrjes qytetare

Nga I.A
1,158 e lexuar
A+ A-
Rivendos


Shkup, 18 qershor, Zhurnal.mk – Kryetari i Komunës së Tetovës, dhe njëherit bashkëkryetar i VLEN-it, Bilall Kasami, përmes një postimi publik ka falëndëruar ambasadën gjermane dhe Institutin për Lidership dhe Politika Publike për diskutimin e organizuar me qëllim të promovimit të vlerave të demokracisë.

“Sot në Komunën e Tetovës u mbajt diskutimi me temë “Nga përfaqësimi tek ndikimi”, të organizuar nga Instituti për Lidership dhe Politika Publike në partneritet me Ambasadën e Gjermanisë. Ky takim ishte një mundësi e mirë për të diskutuar mbi rëndësinë e pjesëmarrjes aktive të grave në proceset vendimmarrëse dhe rolin e tyre në ndërtimin e institucioneve më të forta, më gjithëpërfshirëse dhe më afër qytetarëve” ka shkruar Kasami.

Ai tutje thotë se përfaqësimi nuk duhet të mbetet vetëm një statistikë, por duhet të shndërrohet në ndikim real në vendimmarrje dhe në zhvillimin e shoqërisë.

“Përfaqësimi nuk duhet të mbetet vetëm një statistikë, por duhet të shndërrohet në ndikim real në vendimmarrje dhe në zhvillimin e shoqërisë. Në këtë drejtim, Komuna e Tetovës ka bërë hapa konkretë. Sot, 50% e institucioneve tona arsimore komunale udhëhiqen nga gra, duke dëshmuar se barazia gjinore nuk është vetëm një synim, por një realitet që po ndërtojmë çdo ditë. Falënderoj organizatorët dhe Ambasadën e Gjermanisë për këtë iniciativë të rëndësishme dhe për mbështetjen e vazhdueshme në promovimin e vlerave demokratike dhe pjesëmarrjes qytetare”, ka përfunduar Kasami.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër