Kontroll në Gjykatën e Manastirit, pse u lirua nga paraburgimi biznesmeni dhe konsulli i nderit i Bjellorusisë

Nga admin
390 e lexuar

Shkup, 29 janar – Këshilli Gjyqësor i Maqedonisë së Veriut ka formuar një grup pune për të shqyrtuar vendimin e Gjykatës Themelore të Manastirit, e cila e liroi nga paraburgimi biznesmenin Borçe Markovski, pronar i kompanisë “Markovski Kompani”, në këmbim të një garancie prej 4.9 milionë eurosh.

Grupi i punës do të vlerësojë nëse gjykata ka vepruar në përputhje me ligjin për Markovskin që është edhe konsull nderi i Bjellorusisë në Maqedoni, pas reagimeve të shumta publike dhe mediatike. Vendimi për hetim u miratua me 11 vota në Këshillin Gjyqësor.

Markovski është një nga tetë personat e akuzuar për keqpërdorime në një tender publik në sektorin energjetik (REK Manastir), me vlerë 1.7 milionë euro. Hetimet përfshijnë ngrirjen e pasurive të tij në Maqedoninë e Veriut dhe Serbi.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër