Kryetarët e komunave në RMV-të, urojnë Kurban Bajramin

Nga B.M
498 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 27 maj, Zhurnal.mk – Kryetarët e komunave në Maqedoninë e Veriut kanë uruar festën “Kurban Bajram” duke përcjellë mesazhe paqeje, harmonie dhe solidariteti për qytetarët dhe besimtarët myslimanë, përcjell Zhurnal.mk.

Kryetari i komunës së Gostivarit, Valbon Limani

Të dashur besimtarë, festa e Kurban Bajramit na rikujton rëndësinë e solidaritetit, sakrificës, faljes dhe kujdesit për njëri-tjetrin, duke na ftuar që në këto ditë të ndajmë mirësi, dashuri dhe respekt me familjen, miqtë dhe të gjithë ata që kanë nevojë.
Kjo festë përcjell mesazh bashkimi, mirëkuptimi dhe paqeje për të gjithë, duke forcuar vlerat njerëzore dhe shpirtërore që na afrojnë me njëri-tjetrin.
Qofshim të bashkuar në vlerat e Zotit. Gëzuar Kurban Bajramin!

Kryetari i komunës së Çairit, Izet Mexhiti

Në ditën e Kurban Bajramit, ndalemi për një çast për t’i kujtuar vlerat që i japin kuptim jetës: besimin, sakrificën, mirësinë dhe kujdesin për njëri-tjetrin. Kjo ditë na rikujton se forca më e madhe e njeriut gjendet te dora që ndihmon dhe te shpirti që bën mirë.
E gëzofshi Kurban Bajramin!

Kryetari i komunës së Tetovës Bilall Kasami

Urime Kurban Bajramin!
Kjo festë e shenjtë na rikujton vlerat më të larta njerëzore, solidaritetin, sakrificën, mëshirën dhe kujdesin për njëri-tjetrin.
Ju dëshiroj festë të mbarë, paqe, shëndet, harmoni dhe begati në familjet tuaja!

Kryetari i komunës së Strugës, Mendi Qyra

Me rastin e festës së Kurban Bajramit, ju përcjell urimet më të sinqerta për paqe, shëndet, begati dhe harmoni në çdo familje.
Kjo festë e madhe na kujton vlerat më të bukura njerëzore: solidaritetin, sakrificën, respektin dhe kujdesin për njëri-tjetrin. Le të jetë kjo ditë një moment afrimi, mirëkuptimi dhe dashurie mes nesh.
Uroj që gëzimi i Bajramit të mbushë zemrat dhe shtëpitë tuaja me lumturi, ndërsa sofrat tona të jenë gjithmonë të hapura për familjen, miqtë dhe ata që kanë nevojë për mbështetje.
Gëzuar Kurban Bajramin!

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër