LSDM thërret anëtarin e vet të organizojë referendum në Krivopallankë për minierën me Antimon

Nga D. V.
237 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 22 prill, Zhurnal.mk – Shkup, 22 Prill, Zhurnal.mk – LSDM-ja sot e ka ftuar anëtarësin e vet dhe kryetar i komunës së Krivopallankës, Sasko Mitovski, që të organizojë referendum me qyetarët e kësaj komune për planet e qeverisë për hapjen e minierës në këtë komunë për nxjerrjen e xehes Antimon.
“Banorët e Kriva Palankës duhet të pyeten për minierën e antimonit përmes një referendumi. Kryetari i bashkisë Sasko Mitovski nuk mund të vendosë i vetëm ose të negociojë me ]Hristijan] Mickoskin,” tha partia opozitare në një komunikatë.

Ftesa ndaj Mitovskit, bëhet pasi që qeveria tash për tash nuk është deklaruar ndaj ftesës së LSDM-së që qeveria të organizojë referendum për minierën e planifikuar e të cilat plane për hapjen e saj vijnë pas marrëveshjes midis qeverisë së Mickoskit dhe qeverisë së SHBA për të nxjerrë Antimon në tre lokacione në Maqedoni të Veriut.

LSDM e arsyeton kërkesën e saj për referendum për shkak të shqetësimeve për ambientin dhe shëndetin që do të mund të shkaktonte mihja e kësaj xehe e cila është e nevojshme për industrinë amerikane të metalit.

“LSDM nuk është kundër investimeve, por kundër një miniere që kërcënon shëndetin dhe vret në heshtje. Miniera e antimonit është një nga aktivitetet minerare më toksike në botë. Ai mbart rreziqe serioze për shëndetin – sëmundje të frymëmarrjes, dëmtime të zemrës, probleme me mëlçinë dhe veshkat, dermatit, anemi, çrregullime riprodhuese dhe një rrezik në rritje të kancerit të mushkërive. Trioksidi i antimonit klasifikohet si një kancerogjen i mundshëm për njerëzit. Ne kemi një përvojë të hidhur me minierën e Lojanit.

Atje, mbeturinat nga minierat e vjetra ende ndotin tokën, ujin dhe ajrin. Njerëzit ende vuajnë nga sëmundje kronike dhe mbeturinat vazhdojnë të helmojnë rajonin për dekada të tëra,” tha LSDM.
“Kryetar bashkie – referendum! Le të vendosin vetë qytetarët e Kriva Palankës. LSDM është dhe do të jetë gjithmonë në anën e popullit, jo në anën e Mickoskit dhe koalicionit të tij të tenderit,” ftoi partia opozitare.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër