Maqedonia e Veriut uron Kosovën në Ditën e Pavarësisë: Stabilitet dhe prosperitet për qytetarët

nga D. V.

Shkup, 17 shkurt – Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, përcjelli një mesazh urimi për Kosovën me rastin e 18-vjetorit të shpalljes së pavarësisë.

Ajo shprehi mbështetjen dhe vlerësimin për shtetin e Kosovës, duke i dëshiruar zhvillim të qëndrueshëm dhe qetësi institucionale.

“Urime 18 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës. Ju uroj stabilitet dhe prosperitet. Si vende mike, ne ushqejmë marrëdhënie të mira fqinjësore dhe punojmë drejt përmbushjes së vizionit tonë të përbashkët për integrimin evropian të rajonit. Pres me padurim thellimin dhe forcimin e mëtejshëm të partneritetit tonë në interes të qytetarëve tanë”, shkroi ajo.

Siljanovska-Davkova theksoi se raportet mes dy vendeve mbeten në frymë bashkëpunimi, me synim avancimin e agjendës evropiane dhe forcimin e lidhjeve në dobi të qytetarëve në të dy anët e kufirit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More