Mexhiti për kongresin e VLEN-it: Jemi të hapur për të gjitha partitë që nuk janë me BDI-në

Nga D. V.
1,270 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 8 maj, Zhurnal.mk – Kryetari i Komunës së Çairit dhe njëri nga liderët e VLEN-it, Izet Mexhiti, sot në një paraqitje para mediave foli për bashkimin e VLEN-it, ndërsa tha se shqiptarët në vazhdimësi janë ballafaquar me monopol politik ose të përçarë në shumë parti.

Mexhiti theksoi se VLEN-i është një fillim i ri dhe i ftoi që të bashkëngjiten ata që duan të jenë pjesë e këtij subjekti të ri.

“Prej viteve 90-ta, në vazhdimësi shqiptarët janë ballafaqur ose me monopol politik ose të përçarë në shumë frakësione. Jemi ndër rastet e rralla ku tejkalojmë ngjyrat partiake dhe egot. Është imperativ i kohës që VLEN-i të jetë i bashkuar dhe të flet me një zë”.

“Shqiptarët do të kenë konkurrencë me ide dhe platforma, e nuk do të jenë të përçarë. Këtu nuk mbaron, VLEN-i do të jetë i hapur për intelektualët e pavarur dhe ekspertët e fushave të ndryshe, por edhe për subjektet që për momentin nuk janë me BDI-në”, tha Mexhiti.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër