Mexhiti për ndarjen nga jeta të Eliot Engel: Humbëm një mik të madh të shqiptarëve

Nga B.M
299 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 10 prill, Zhurnal.mk – Kreu i Komuna e Çairit, Izet Mexhiti, ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të ish-kongresistit amerikan Eliot Engel, duke e cilësuar atë si një mik të madh dhe të palëkundur të shqiptarëve.

Në reagimin e tij, Mexhiti theksoi se Engel ishte gjithmonë pranë shqiptarëve në momentet më të vështira, duke u bërë një zë i fuqishëm i tyre në Uashington dhe një mbështetës i vendosur i të drejtave dhe lirive të tyre, shkruan Zhurnal.

“Ai ishte aty sa herë që shqiptarët kishin nevojë për një zë në botë. Në periudhat më të vështira të historisë sonë, ai u bë zëri ynë në Washington dhe një mbështetës i fortë i të drejtave dhe lirisë së shqiptarëve”, thuhet në mesazhin e tij.

Mexhiti vlerësoi lart kontributin dhe miqësinë e Engel ndaj shqiptarëve, duke theksuar se ato do të mbeten gjithmonë të paharruara.

“Prehu në paqe, miku ynë i çmuar”, përfundon mesazhi i kreut të Komuna e Çairit.//Zhurnal

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër