Shkup, 09 Maj, Zhurnal.mk – Kryeministri Hristijan Mickoski tha se shpreson se kreu i ri i qeverisë së Bullgarisë, Rumen Radev, do të jetë i gatshëm për të diskutuar për çështjet të cilat aktualisht të dy vendet kanë mospajtime, e të cilat ndërlidhen me ngërçin katër vjeçar për bisedimet e anëtarësimit në BE e po aq edhe me identitetin dhe gjuhën maqedonase, shkruan Zhurnal.mk.
Mickoski tha se tashmë ai i ka uruar fitoren në zgjedhje, ndërkohë që përmes mediave vendore sot i bërë ftesë Radevit që të vizitojë Shkupin.
“Kur fitoi, e përgëzova atë mëngjes. E thirra të ketë marrëdhënie të mira fqinjësore të suksesshme dhe shpresoj se me këtë qeveri do të jemi në gjendje të përmirësojmë marrëdhëniet ndërfqinjësore, do të jemi në gjendje të diskutojmë temat që duhet të diskutojmë,” u tha gazetarëve Mickoski.
Radev në Dhjetor kishte deklaruar njëjtë sikur edhe krejt qeveritë e tjera bullgare që nga viti 2022, se Shkupi duhet që të ndryshojë kushtetutën e vendit për të futur në të bashkësinë bullgare, si kusht për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit, ashtu siç ishin pajtuar BE dhe qeveria e mëparshme e Maqedonisë së Veriut.
Kryeministrit Hristijan Mickoski refuson që të japin votat e partisë së tij në kuvend për të plotësuar kushtin e korrikut të vitit 2022 për të ndryshuar kushtetutën.
Mickoski refuzon që të bëjë ndryshime kushtetuse përderisa Bullgaria dhe BE nuk plotësojnë dy kundër-kushtet e tij.
Ai kërkon që Bullgaria të plotësojë kërkesat e tij për të drejtat e bashkësisë maqedonase në Bullgari, dhe së dyti që Bullgaria dhe vet BE të japin garancione zyrtare se Sofia nuk do të ketë kërkesa e kushtëzime shtesë për çështjet që kanë të bëjnë me identitetin dhe gjuhën maqedonase, të cilën Bullgaria refuzon që ta njohë si të tillë por e trajton si derivat të gjuhës bullgare. / Zhurnal.mk
