Normalizohet kalimi kufitar pas rregullimit të sistemit

Nga Xh M
831 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 10 maj Zhurnal.mk – Është rikthyer funksionimi normal i sistemit për regjistrimin e hyrje/daljeve në kufirin ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, pas një ndërprerjeje teknike që kishte ndikuar në evidentimin e udhëtarëve dhe automjeteve.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se problemi në sistemin elektronik është rregulluar dhe tashmë kalimi në pikat kufitare po zhvillohet normalisht.

Sipas njoftimit zyrtar, sistemi i regjistrimit të hyrje/daljeve është vënë sërish në funksion për të gjitha pikat kufitare, duke mundësuar evidentimin e rregullt të personave dhe automjeteve.

Autoritetet kanë bërë të ditur se qytetarët mund të kontaktojnë QKMK-në për çdo informacion shtesë lidhur me qarkullimin në kufi, ndërsa situata është stabilizuar plotësisht.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër