Partneritet për tranzicionin energjetik: Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Instituti ZIP nënshkruan Memorandum

Nga B.M
713 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 28 janar – Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muamet Hoxha, dhe drejtori i Institutit ZIP, Agim Selami, nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi me qëllim avancimin e tranzicionit energjetik dhe forcimin e bashkëpunimit rajonal në fushën e energjetikës dhe mjedisit, si dhe patronazhin e Forumit të Energjisë “MEF 2026”.

Qëllimi i bashkëpunimit është promovimi i një tranzicioni energjetik të drejtë, nxitja e përdorimit të burimeve të ripërtëritshme të energjisë dhe forcimi i rolit të Republikës së Maqedonisë së Veriut si faktor rajonal në këto procese.

Forumi është planifikuar të mbahet në Shkup, më 16 dhe 17 qershor 2026. Fokus i veçantë do t’i kushtohet përfshirjes së përfaqësuesve të lartë të institucioneve, ekspertëve dhe palëve të interesuara nga vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimi Evropian.

Me nënshkrimin e Memorandumit, të dyja palët konfirmojnë angazhimin për një qasje partneriteti, koordinim dhe shkëmbim njohurish, me qëllim realizimin e suksesshëm të Forumit dhe avancimin e politikave energjetike dhe mjedisore në rajon.

artikuj të ndërlidhura

error: Përmbajtja është e mbrojtur!!

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër