Për shkak të mjegullës, dukshmëri e ulur deri 100 metra në Strazhë dhe Mavrovë dhe deri 60 metra në rrugën Gjevgjeli – VK “Bogorodicë”

Nga B.M
549 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 7 shkurt – Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet në kushte dimërore, në rrugë të lagështa. Dukshmëri të ulur për shkak të paraqitjes së mjegullës deri 60 metra ka në aksin rrugor Gjevgjeli – vendkalimi kufitar “Bogorodicë”, përderisa në vendkalimin malor Strazhë dhe në Mavrovë dukshmëria është ulur deri 100 metra. 

Siç informon LAMM, intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti. 

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër