Qytetarët ankohen për rritje të çmimeve, sidomos me nisjen e muajit të Ramazanit

Nga Xh M
452 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 1 mars – Me ardhjen e Ramazanit, qytetarët vërejnë rritje të çmimeve, gjë që thonë se i ka ngarkuar ekonomikisht. Për përgatitjen e një iftari në shtëpi, thonë se shpenzojnë minimumi 20 euro. Kostoja rritet dukshëm, nëse për iftar kanë mysafirë.

“Edhe pse qe një javë që startoj ramazani, besoni se e pash se shumë më shumë shtrenjtime ka krahasuar me vitin e kaluar. Nuk besoj se me një rrogë mesatare mund t’i dalim deri në fund ramazanin, e sidomos se i kemi traditat për të ftuar të afërmit, familjarët në iftar, pastaj tavolinat e iftarit me qenë më plot,” u shpreh një blerës.

“Sa kushton shujta e një iftari, varet prej familjes, por mesatarisht vetëm familja ndër 20 euro nuk shpëton asnjë familje, fatkeqësisht…
-Po me mysafirë?
-E ajo shkon më tepër me siguri…Ajo varet prej buxhetit familjes,” tha një tjetër blerës.

Shitësit thonë se pavarësisht çmimeve që ndikohen nga importi, me ardhjen e Ramazanit ka pasur më shumë shitje.

“ Ka lëvizje më shumë për shkak të ramazanit, por çmimet janë pothuajse të njëjta sivjet. Varet te dogana si i doganon sepse malli shumica vjen nga jashtë. Kastraveci vjen prej Greqie, domatet të Greqisë e Shqipërisë aty marrin të gjithë më të mëdhenj, kryesorët me shumicë,” u shpreh një shitës.

Realiteti ekonomik sfidon qytetarët, por tradita e iftarit dhe rëndësia e muajit të shenjtë mbeten prioritet.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër