Rriten nivelet e disa lumenjëve

Nga admin
390 e lexuar

Shkup, 26 janar – Nivel i rritur i ujit sot është parë në lumin Vardar, sidomos në Jegunovcë, Veles dhe Demir Kapi. Gjithashtu, lumi Treska afër Makedonski Brodit, Pçinje afër Katllanovës, Crnareka afër Novacit dhe Drini i Zi afër Lozhanit tregojnë rritje të nivelit të ujir, njoftoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.

Megjithatë, jo të gjitha lumenjtë kanë trend pozitiv. Lumi Sateska afrë Botunit, Bregallnica afër Shtipit dhe Babuna në Bogomilë tregojnë ulje minimale të nivelit të ujit.

Sipas të dhënave të DPHM, niveli i ujit në Liqenin e Dojrait, Prespës dhe Ohrit është stabiël dhe në kuadër të vlerave mesatare për muajin janar. 

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër