Faton Selami betohet si Avokat i Popullit: Nevojiten punësime!

Nga admin
441 e lexuar

Shkupi, 26 janar – Faton Selami u betua si Avokat i Populli, duke dhënë deklaratë solemne para kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, përcjell TV21. Selami tregoi disa nga top prioritetet e tij në krye të këtij institucioni.

“Në atë drejtim duhet të punohet, që të ekipohemi në mënyrë kadrovike, pasi që institucioni punon me kapacitet prej 40% të administratës, duhet të ketë punësime të reja. Gjithashtu duhet të zgjidhen me Badenter në Parlament edhe zëvendësit e Avokatit të Popullit dhe do të duhet të kalohen në Parlament edhe Ndryshimet dhe Plotësimet e Ligjit për Avokatin e Popullit. Unë do të kërkoj që edhe gjoba të parashihen, në qoftë se nuk respektohen rekomandimet e Avokatit të Popullit, të mund të shqiptohen edhe gjoba”, tha Selami.

Selami vjen në vendin e ish Avokatit të Popullit Naser Ziberi, i cili më 12 korrik 2025 e përfundoi mandatin për shkak të plotësimit të kushteve për pensionim. Avokati i ri i Popullit është jurist i diplomuar dhe magjistër i shkencave juridike, me provime të dhëna të noterit dhe jurisprudencës. Mandati i Avokatit të Popullit zgjat tetë vjet, me mundësi edhe për një rizgjedhje, sipas Ligjit dhe procedurave të Kuvendit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër