Shkup, 4 shkurt – Incizimet për kancerin e prostatës aktualisht nuk kryhen në vend, ndërsa pacientët detyrohen të drejtohen në shtetet fqinje, këtë e bëri të ditur drejtori i Fondit Shëndetësor, Sasho Klekovski.
Ai theksoi se asnjë kandidat nuk ka aplikuar për specializim në patologji, ndonëse sistemi ka nevojë urgjente për të paktën pesë patologë. Gjatë vitit 2025 janë kryer rreth 14 mijë ndërhyrje kirurgjikale për tumore beninje dhe malinje.
Sipas të dhënave të Fondit, po atë vit janë realizuar mbi 17 mijë ekzaminime endoskopike, përfshirë 7 mijë kolonoskopi dhe 9,800 gastroskopi, duke treguar një nevojë në rritje për diagnostikim të hershëm. Në fushën e diagnostikimit të gjirit janë kryer 13 mijë shërbime, ku dominojnë mamografitë. Këto të dhëna u publikuan me rastin e Ditës Botërore Kundër Kancerit.
“Po punojmë më tej në Institutin e Patologjisë, e cila është ofruesi kryesor i këtyre shërbimeve në vend, për të shkurtuar kohën e testimit nga momenti kur konfirmohet molekularisht se është kancer deri te analiza gjenetike, me të ashtuquajturin testim refleks, në mënyrë që vetë patologu të marrë vendim për fazën e dytë të analizave pa pasur nevoja për udhëzime të reja”, tha Sasho Klekovski, drejtor i Fondit Shëndetësor./ Alsat.mk
