Takim Nikolloski – Butkoviq: Bashkëpunim në transportin hekurudhor dhe gjetje e një zgjidhjeje të përshtatshme për problemin me transportuesit

Nga B.M
662 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 28 janar –  Zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikolloski, sot zhvilloi një takim me zëvendëskryeministrin e Qeverisë së Kroacisë dhe ministrin e Çështjeve Detare, Transportit dhe Infrastrukturës, Oleg Butkoviq, në të cilin u diskutua për problemet në sektorin e transportit dhe për avancimin e bashkëpunimit bilateral.

“Problemi me transportuesit dhe sistemi i ri i evidencës elektronike në vendet e zonës Shengen është thelbësor dhe prek sektorin e transportit në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor, por edhe kompanitë nga BE-ja që kanë investuar në Ballkanin Perëndimor dhe që janë të orientuara drejt eksporteve në tregjet evropiane. Kërkova mbështetje të fuqishme nga Qeveria e Kroacisë për gjetjen e një zgjidhjeje të përshtatshme në nivel të Bashkimit Evropian, e cila do të lehtësojë punën si të transportuesve nga Maqedonia ashtu edhe atyre rajonalë”, thuhet në publikimin e Nikolloskit në “Fejsbuk”.

Nikollski thekson se në takim është diskutuar për bashkëpunimin intensiv në sektorin e transportit, veçanërisht në sektorin hekurudhor. 

“Gjithashtu diskutuam për rritjen e bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar midis dy vendeve, duke u përqendruar në projektet infrastrukturore. Kroacia i ofron mbështetje të fortë Maqedonisë në proceset e integrimit evropian!, qëndron në publikimin e Nikolloskit. 

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër