Uji në Shkup i sigurt për pije

Nga admin
387 e lexuar

Shkup, 26 janar – Uji në Shkup është i sigurt për pije, tregojnë të dhënat nga analizat e bëra të 150 mostra nga 42 njësi matëse.

“Sektori për kontroll sanitar në periudhën prej 20 deri më 23 janar të vitit 2026 ka marrë 150 mostra për analizë fiziko-kimike dhe 150 për analiza mikrobiologjike të ujit për pije nga 42 vende matëse në Qytetin e Shkupit. Në pajtim me rezultatet e marra nga hulumtimet, të gjitha mostrat i përgjigjen Rregullores për kërkesa për siguri dhe cilësi të ujit për pije”, informuan nga NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” – Shkup. 

Nga ndërmarrja publike, siç thuhet atje, me qëllim informimin më të mirë të qytetarëve të Qytetit të Shkupit, i publikon këto të dhëna në raportin javor mbi cilësinë dhe sigurinë e ujit të pijshëm, të marra nga analizat e kryera në Sektorin e Kontrollit Sanitar. 

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër