Vetura me targa serbe përmbyset në autostradë, plagosen rëndë prindërit dhe lëndohet fëmija dyvjeçar

Nga D. V.
628 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 30 qershor, Zhurnal.mk – Një familje nga Serbia është përfshirë në një aksident të rëndë në autostradën “Miqësia”, në rrugën lidhëse me Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit raporton Tetovasot.

Automjeti “Nissan” doli nga rruga, u përplas me gardhin metalik dhe u përmbys.

Shoferi 33-vjeçar dhe bashkëshortja e tij 26-vjeçare kanë marrë lëndime të rënda trupore, ndërsa fëmija i tyre dyvjeçar ka pësuar lëndime. Të tre u transportuan në Kompleksin Klinik “Nënë Tereza”.TS

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër