Zjarri mbi fshatin Vërzhallë, ekipet në terren, nesër planifikohet ndërhyrje ajrore

Nga Xh M
624 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 16 gusht Zhurnal.mk – Një zjarr ka përfshirë zonën mbi fshatin Vërzhallë. Në terren janë angazhuar ekipet e Zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit, së bashku me dy automjete të specializuara nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim.

Sipas drejtorit të Qendrës për Menaxhim me Kriza, Muhamed Ali, ekipet po punojnë për parandalimin e përhapjes dhe vënien e zjarrit nën kontroll. Për shkak të terrenit të paarritshëm, për nesër në mëngjes është planifikuar edhe ndërhyrje ajrore, në varësi të kushteve meteorologjike.

Ekipet do të qëndrojnë në terren gjatë gjithë natës për monitorimin dhe reagimin në rast të përkeqësimit të situatës.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër