Shkup, 10 shtator – Ashtu siç ka filluar fushata zgjedhore, njëjtë ka filluar të rritet gjuha e ashpër e politikanëve. Akuza e kundër akuza, shpifje e manipulime emocionale ndaj masave të gjëra, ndërsa krejt kjo pa argumente dhe pa dëshmi, shkruan “Zhurnal.mk”. Politikanët duhet të jenë shumë të kujdesshëm në ndërtimin e fjalive, në diskursin që përdorin për situata të ndryshme, e në krijimin e narrativave, edhe në ‘luftën’ me kundërshtarët e tyre politk.
Nëse ka një akuzë, çdo gjë duhet të mbështetet me fakte dhe argumente, me dëshmi të cilat sigurisht mund të përdoren. Nëse një kandidat ka keqpërdorur pozitën, ose për ndonjë kandidat ka precedentë të kaluar penale, dhe për këto akuza ka argumente, atëherë është e logjikshme që popullata të jetë e njohtuar dhe të votojë atë që është më i miri.
Gjithashtu duhet të kihet parasysh se çfarë gjuhe përdoret. Me rëndësi është që mos të ketë tensionim të situatës dhe simpatizantë partiak apo qytetarë të tjerë të zihen verbalisht ose mos e dhashtë Zoti edhe të pësojnë ndonjë lëndim.
Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut e kanë përjetuar një rast të tillë kur para më shumë se 25 viteve kishte person të vrarë në zgjedhje. Pra, asnjë politikan nuk duhet të bëhet shkaktar që dikush të lëndohet, të rrihet ose të ndodhë më e keqja, për shkak se nje politikan duke dashur ta nxeh masën e popullit, fol kot e kot, shkruan “Zhurnal.mk”.
Në këtë rast, edhe qytetart duhet ts kuptojnë shumë qartë se nuk ia vlen të merren aq shumë seriozisht të gjitha premtimet dhe fjalët e politikanëve, sepse këto fjalë harrohen dhe i merr era pas zgjedhjeve.
Me rëndësi është që të mbështet dikush që me të vërtetë ka program dhe plan të mirëfilltë për zhvillimin dhe komunës që dëshiron ta drejtojë.
Gjuha e urrejtjes e politikanëve pastaj po shprehet dhe shpërndahet edhe ne rrjetet sociale, sa shpesh shifen komente kërcënuese midis simpatizantëve të ndryshëm.
Andaj, rol shumë të rëndësishëm, në (mos) kultivimin e kësaj gjuhe, luajnë mediat. Mënyra se si ndërtohet lajmi, duke nisur nga titulli i tij, është tejet domethënëse në këtë cështje. Nëse citati vendoset në titull, dhe i njëjti ka përmbajtje të urrejtjes, përkundër faktit që ai mund të jetë me thonjëza, jo të gjithë e kuptojnë domethënien e kësaj mënyre të të shkruarit, dhe jo të gjithë janë në gjendje të bëjnë dallimin, se ky nuk është një argument, por është një deklarim i dikujt.
Shto këtu faktin, që sipas hulumtimeve, ka shumë lexues, që nuk shkojnë përtej titullit, dhe gjithë gjykimin e tyre e krijojnë thjeshtë duke lexuar titullin e një artikulli.
Me rëndësi është që mediat, por mbi të gjitha politikanët të kenë kujdes me gjuhën që e përdorin, sepse është shumë e rëndë të “marrësh në qafë” një person, në qoftë se ai lëndohet ose ndodh diçka e keqe me atë, shkruan “Zhurnal.mk”.