Lumi Vardar del nga shtrati, përmbyten disa shtëpi në Strimnicë

nga D. V.

Shkup, 8 janar – Lumi Vardar ka dalë nga shtrati gjatë orëve të fundit, duke shkaktuar përmbytje në fshatin Strimnicë në Komunën e Zhelinës. Si pasojë e reshjeve të dendura, uji ka depërtuar në disa oborre dhe shtëpi banimi, duke shkaktuar dëme materiale dhe shqetësim te banorët.

Rrjedha e lumit ka dalë jashtë shtratit të zakonshëm, duke përmbytur sipërfaqe bujqësore dhe zona të banuara. Banorët shprehen se situata është e vështirë dhe kërkojnë reagim urgjent nga institucionet përkatëse. Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa autoritetet lokale janë në monitorim të situatës. Apelohet që qytetarët të tregojnë kujdes të shtuar dhe të shmangin lëvizjet pranë shtratit të lumit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More