Grante nga MASH për aktivitetet shkollore për mbrojtjen e nxënësve nga dhuna dhe lloje të ndryshme të veseve

Nga B.M
570 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 15 janar – Tetëmbëdhjetë shkolla fillore dhe shtatë të mesme në vend kanë marrë grante nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës për të zbatuar aktivitete nga programet për mbrojtjen e nxënësve nga lloje të ndryshme të veseve, dhunës dhe delikuencës.

Në ueb faqen e MASH-it janë publikuar rezultatet e thirrjeve publike (për shkollat ​​fillore dhe të mesme) për ndarjen e fondeve për zbatimin e aktiviteteve nga programet për mbrojtje nga dhuna, abuzimi dhe neglizhenca e nxënësve, programet për parandalimin e diskriminimit dhe programet për parandalimin e përdorimit të alkoolit, duhanit, abuzimit me drogë dhe substanca të tjera psikotrope, një program për parandalimin e pjesëmarrjes në lojëra fati dhe për mbrojtje nga delikuenca e të miturve për vitin shkollor 2025/2026.

Grante kanë marrë shkollat ​​fillore në komunat Aerodrom, Gazi Babë, Debarcë, Dollnen, Kavadar, Karposh, Kisella Vodë, Kriva Pallankë, Kumanovë, Likovë, Makedonski Brod, Mogillë, Tetovë, Qendër, Shtip dhe në qytetin e Shkupit shkolla për nxënës me nevoja të veçanta arsimore “E ardhmja”.

Sipas rezultateve të publikuara, fitues të grantit nga MASH janë edhe shtatë shkolla të mesme publike  – nga Radovishi, Kumanova, Shtipi, Manastiri, Berova, Negotina dhe nga Dibra. 

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër