Shkup, 17 shkurt – Panel-diskutimi “Përforcimi i menaxhimit të ndihmës shtetërore në Ballkanin Perëndimor: transparenca, efektiviteti dhe harmonizimi me BE-në” do të mbahet sot në Shkup, i organizuar nga Instituti për hulumtime dhe politika ekonomike “Finance Think”.
“Ngjarja do të ofrojë një pasqyrë të përgjithshme të asaj se sa shpenzojnë vendet e Ballkanit Perëndimor për ndihmën shtetërore, do të diskutojë sfidat e përbashkëta dhe do të marrë në konsideratë qasjet rajonale për përmirësimin e transparencës dhe efektivitetit të menaxhimit të ndihmës shtetërore, theksohet në kumtesën e organizatorëve.
Ngjarja është rajonale dhe ka më shumë se 40 përfaqësues nga institucione në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.
Është paralajmëruar pjesëmarrja e ministres së Financave Gordana Dimitrieska – Kocoska.
