Shkup, 18 shkurt – Brenda partisë më të madhe opozitare maqedonase, Lidhjes Social Demokrate (LSDM) situata duket se nuk është aspak e qetë. Edhe pse kjo parti kishte Kongres dhe e rizgjodhi për kryetar Venko Filipçen, ky vendim nuk është aspak drejt qetësimit të situatës. Zëra të ish-funksionarëve dhe përfaqësuesve partiakë janë të shumtë që kritikojnë kryetarin e ri të partisë se nuk po vepron siç duhet. Andaj është koha e funidt që Filipçe të mos bëhet një diktator si “Enver Hoxha” por t’i qetësoj gjakrat, t’i ulë të pakënaqurit, t’i dëgjojë ankesat e tyre dhe të mobilizojë opozitën, shkruan “Zhurnal.mk”.
Në një sistem demokratik shtetit i nevojitet edhe një parti e fortë opozitare. Në këtë moment Maqedonia e Veriut ka nevojë për parti të cilat do të jenë opozitë e vërtetë, qoftë partitë maqedonase, qoftë edhe partitë shqiptare. Fatkeqësisht dy blloqet, që aktualisht janë në opozitë nuk është se po e marrin veten dhe nuk po arrijnë të konsolidohen siç duhet. Por kësaj radhe do të analizojmë LSDM-në, e cila duhet të jetë zëri dhe fuqia që do e dridhë pushtetin. Kjo parti e cila ishte në qeverisje në shtatë vitet e fundit, nuk duhet ta lejojë veten të bjerë në “depresionin” politik në të cilin ka rënë, por duhet të jetë një forcë serioze që do të kontrollojë pushtetin.
Aktualisht, LSDM pasi i humbi edhe zgjedhjet lokale po shkon si “pula pa kokë”. Në momentin që dukej se u zgjodh puna e lidershipit dhe se përgjegjësia për humbjet në zgjedhje nuk i takoi kryesisë aktuale, në skenë dolën shumë fytyra të njohura të LSDM-së të cilët janë të pakënaqur me atë që po ndodh në këtë parti, shkruan “Zhurnal.mk”.
Ish-zyrtarë të lartë të LSDM-së, si Jani Makraduli, Jovan Despotovski, Petre Shilegov, Sasha Bogdanoviq, Kostadin Kostadinov, dhe të tjerë, herë pas here nëpër rrejtete sociale dalin me deklarata ku shprehin hapur qëndrimet e tyre se diçka nuk është mirë brenda LSDM-së. Kjo tregon se “përçarja” brenda kësaj partie është duke u thelluar edhe më shumë dhe ka gjasa të formohen fraksione të ndryshme, të cilat do të çojnë në shpërbërjen e kësaj partie.
Një përçarje serioze e kësaj partie ndodhi në prag të zgjedhjeve parlamentare, kur kryetari i Kumanovës, Maksim Dimitrievski formoi partinë e re “ZNAM” dhe me këtë i bëri dëm të pariparueshëm LSDM-së. Kjo parti fitoi gjashtë deputetë dhe u bë pjesë e qeverisë. Me këtë status kjo parti shkon duke u fuqizuar dhe i hap rrugën të gjithë anëtarëve të LSDM-së që e kanë lakmi pushtetin të mbeten në pushtet si pjesë e kësaj partie, e që në fakt është ish-strukturë e LSDM-së.
Prandaj në këtë formë, Venko Filipçe si kryetar i ri i LSDM-së është i obliguar që sa më shpejt ta konsolidojë partinë e tij dhe t’i mbajë afër njërëzit dhe anëtarësinë e cila historikisht ka qenë pjesë e LSDM-së.
Nëse Filipçe nuk bën hapa të tillë gjigand, atëherë në këtë mënyrë llogaritjet brendapartiake dhe konfliktet politike po e largojnë qeverinë nga përgjegjësia ndaj qytetarëve dhe problemeve reale në shoqëri, sepse kur opozita është e përqendruar në çështjet e veta të brendshme, qeveria hyn në një “zonë rehatie”, duke shmangur përballjen me sfidat me të cilat përballet vendi.
Pasojat e një situate të tillë ndihen më shumë nga qytetarët, të cilët përballen me pasiguri, rritje çmimesh, ngrirje page, probleme në sektorin e transportit, pakënaqësi midis fermerëve dhe presione mbi kategori të ndryshme sociale.
Edhe pse ka shumë arsye se si të bëhet presioni i mjaftueshëm ndaj qeverisë, partia opozitare merret me vetveten dhe nuk ka asnjë akuzë serioze dhe me dëshmi për pushtetin.
Venko Filipçe nuk duhet të vazhdojë me inatin e tij dhe në këtë formë të shmangë ballafaqimin me “të pakënaqurit”, por duhet të ulet dhe t’i dëgjojë ata, duke u ofruar zgjidhje dhe duke i mbajtur afër partisë. Në të kundërtën, çdo mosmarrëveshje ka pasoja, dhe çdo vonesë vetëm se e thellon hendekun e përçarjes. Sa nuk është bërë vonë, Filipçe nuk duhet ët sillet si diktator por duhet urgjentisht të fillojë konsolidimin e brendshëm dhe të krijojë një opopzitë të mirëfilltë, shkruan “Zhurnal.mk”.
