Takim Siljanovska – Davkova – Gërlliç Radman: Konfirmohet miqësia e fuqishme Maqedoni e Veriut – Kroaci e bazuar në respekt dhe mirëkuptim të ndërsjellë

Nga D. V.
476 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 27 shkurt – Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova sot priti Gordan Gërliç Radman, ministër i Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Republikës së Kroacisë, i cili ndodhet për vizitë zyrtare në vend. Në takim, siç njofton Kabineti i Siljanovska-Davkovës, të dy konfirmuan miqësinë e fortë Maqedoni e Veriut -Kroaci që të dy vendet e kultivojnë për më shumë se tre dekada, të bazuar në respekt dhe mirëkuptim të ndërsjellë dhe të realizuar përmes dialogut politik dhe bashkëpunimit konstruktiv.

Siljanovska-Davkova shprehu mirënjohje të sinqertë për mirëkuptimin dhe mbështetjen e hapur dhe të vazhdueshme të Kroacisë për integrimin e Maqedonisë, si dhe për qëndrimin parimor të Kroacisë se zgjerimi i Unionit me Ballkanin Perëndimor duhet të bazohet në merita reale, pa bilateralizim dhe veto.

Ministri Radman, thuhet në kumtesë, konfirmoi gatishmërinë e vendit të tij për të kontribuar në përshpejtimin e procesit të integrimit evropian të Maqedonisë në kuadër të kritereve të Kopenhagës, duke theksuar se shteti i Maqedonisë mori statusin e kandidatit për anëtarësim në BE në mars të vitit 2005, pra disa muaj para Kroacisë.

Bashkëbiseduesit presin që partneriteti të forcohet më tej me Marrëveshjen e Bashkëpunimit Strategjik me Qeverinë e Republikës së Kroacisë, si dhe me vizitën e ardhshme zyrtare të presidentes Siljanovska-Davkova në Kroacinë mike, në fund të marsit

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër