Shkup, 13 prill, Zhurnal.mk – Ministri i Jashtëm Timço Mucunski sot e ka uruar kreun e partisë hungareze Tisza, Peter Magyar, për fitoren bindëse në zgjedhjet e djeshme ndaj Viktor Orban-it dhe partisë së tij Fidesz.
“Urime për @magyarpeterMP për rezultatet e zgjedhjeve. Qytetarët e Hungarisë kanë folur dhe nuk ka asgjë më të rëndësishme se vullneti demokratik i popullit,” shkroi ai përmes rrjetit social X.
Mucunski ftoi për vazhdim të marrëvedhenieve midis të dy vendeve edhe me qeverinë e ardhshme të udhëhequr nga Magyar.
“Ne i vlerësojmë marrëdhëniet e forta dypalëshe të ndërtuara gjatë viteve dhe mezi presim të vazhdojmë bashkëpunimin tonë – të bazuar në respekt të ndërsjellë, partneritet dhe të ardhmen tonë të përbashkët evropiane,” tha ministri i jashtëm maqedonas.
