MEPJ mesazh urimi për Kryeministrin e ri hungarez: Thellojmë dialogun dhe partneritetit

Nga D. V.
304 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 13 prill Zhurnal.mk – Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë përgëzoi kryeministri e zgjedhur të Hungarisë, Péter Magyar dhe Partinë Tisza, për fitoren në zgjedhjet e përgjithshme dhe për mandatin e fortë që u është besuar nga populli hungarez.

MEPJ nënvizoi se “ne presim që të vazhdojmë bashkëpunimin tonë të ngushtë për të forcuar më tej marrëdhëniet e shkëlqyera dhe miqësinë e sinqertë midis dy vendeve dhe popujve tanë, dhe për të thelluar dialogun dhe partneritetin tonë, duke përfshirë përkrahjen e rrugës së anëtarësimit të Shqipërisë në BE, për të cilën Hungaria ka qenë një mbështetëse e palëkundur, si dhe kontributin tonë të përbashkët për paqen, stabilitetin dhe prosperitetin në të gjithë Evropën”.

Peter Magyar fitoi zgjedhjet parlamentare hungareze, të cilat shënuan fundin e kryeministrit Viktor Orban, i cili ishte në pushtet prej 16 vitesh.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër