Skandal në Shkup: Nëna e rreh mësuesen gjatë mbledhjes prindërore

Nga D. V.
325 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 16 prill, Zhurnal.mk – Më datë 15.04.2026, rreth orës 22:10, në SPB Shkup, personi me iniciale K.K.L. nga Shkupi ka denoncuar se rreth orës 17:00 është sulmuar fizikisht në vendin e saj të punës.


​Sipas denoncimit, ngjarja ka ndodhur në një klasë të një shkolle fillore në zonën e komunës së Aerodromit, derisa denoncuesja së bashku me një koleg tjetër po mbanin mbledhje me prindër.

Sulmi fizik ndaj mësueses është kryer nga M.M.G. nga Shkupi, e cila është prind (nëna) e një nxënësi të asaj shkolle. Policia po ndërmerr të gjitha masat e nevojshme për zbardhjen e plotë të rastit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër