Tiranë, 7 maj, Zhurnal.mk – Vendi ynë ditën e enjte do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme, njoftoi Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.
Moti parashikohet me kthjellime e alternime vranësirash mesatare deri të dendura.
Vranësirat do të shoqërohen me reshje të dobëta shiu në formë pikash fillimisht përgjatë Ultësirës Perëndimore në orët e mëngjesit, ndërsa në mesditë edhe në pjesën tjetër të vendit, përqendruar në relievet kodrinore-malore.
Era do të fryjë me drejtim jugperëndim-juglindje, me shpejtësi mesatare 7 m/s, në lugina dhe bregdet, era hera-herës pritet të arrijë shpejtësi deri në 14 m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat | Siglat |
| Shkodër | 16/23 | Re diell |
| Kukës | 12/22 | Re diell |
| Lezhë | 15/23 | Re diell |
| Dibër | 11/22 | Re diell |
| Durrës | 16/24 | Re diell |
| Tiranë | 16/25 | Re diell shi |
| Elbasan | 16/25 | Re diell shi |
| Berat | 11/26 | Re diell |
| Vlorë | 17/24 | Re diell shi |
| Korçë | 9/17 | Re diell shi |
| Gjirokastër | 12/26 | Re diell shi |
| Sarandë | 15/25 | Re diell shi |
