Shkup, 1 qershor – Ngjashëm sikur vitet e kaluara Maqedonia e Veriut futet në sezonin e verës me mungesë të zjarrëfikësve. Ky është një problem kronik për të cilin pushteti shumë pak po punon të gjejë zgjidhje. Vetëm gjatë verës kur ka zjarre të shumta, atëherë u shkon mendja se çfarë duhet të bëjmë! Është koha që institucionet përgjegjëse të përgatiten që më herët dhe të veprojnë para se të bëhet vonë, shkruan “Zhurnal.mk”.
Mungojnë zjarrëfikës në çdo qytet
Shkupi hyn në sezonin e verës me 213 zjarrfikës, megjithëse sipas standardeve ligjore kryeqyteti duhet të ketë 384. Kjo do të thotë që Brigadës së Mbrojtjes nga Zjarri të Qytetit të Shkupit i mungojnë 171 zjarrfikës.
Në Prielp mungojnë rreth 20 zjarrëfikës, ndërsa numër i ngjashëm i mungesave thuajse ka në çdo qytet tjetër.
Sipas standardeve, në 1500 banorë, nevojitet të ketë një zjarrëfikës, ndërsa këto standarde ndërkombëtare thuajse nuk i plotëson asnjë qytet.
Çdoherë kur ka zjarre, sidomos në rajonet më të hapura në lindje ose perëndim të vendit, bashkohen më shumë ekipe të zjarrëfikësve dhe dalin në ndihmë. Por, mos e dhëntë Zoti, nëse ka disa zjarre në territore të ndryshme, është e pamundur që ekipet e zjarrëfikësve të shpërndahen në disa vende.
Në Shkup, së fundmi janë pranuar 20 zjarrfikës të ri, por ata ende nuk i janë nënshtruar ritrajnimit dhe trajnimit, prandaj plotësimi i personelit duhet të vazhdojë gjatë gjithë vitit, shkruan “Zhurnal.mk”.
Mungesa e makinerive dhe infrastruktrës e vështirëson edhe më shumë punën e zjarrëfikësve
Mungesa e zjarrfikësve nuk është vetëm një çështje personeli. Në një qytet, si Shkupi, me lagje të dendura të populluara, zona industriale, bllokime trafiku, temperatura të larta verore dhe breza të gjelbër, numri i ekipeve në dispozicion ndikon drejtpërdrejt në shpejtësinë e reagimit.
Në ndërhyrjet për shuarjen e zjarreve, çdo minutë mund të jetë vendimtare në kufizimin e dëmeve dhe mbrojtjen e jetëve.
Zjarrëfikësit përballen gjithashtu edhe me mungesën e maqinerisë dhe pajisjeve të duhura. Disa nga automjetet janë të vjetra, dhe nevoja për pajisje të reja ka qenë e përsëritur prej vitesh. Shkupi së fundmi ka blerë një automjet të ri zjarrfikës dhe dy autocisterna, të cilat tashmë janë në përdorim.
Së fundmi, departamenti territorial i zjarrfikësve në Kumanovë mori një donacion prej tre automjetesh zjarrfikëse nga Austria, të cilat do të përdoren nga zjarrfikësit e Kumanovës për ndërhyrje dhe shuarje të zjarreve.
Zjarrfikësit morën pjesë në një trajnim pesëditor në Tirol të Austrisë, ku u trajnuan për shuarjen e zjarreve në hapësira të hapura dhe shpëtimin e njerëzve nga lartësitë. Ky donacion do të përmirësojë kapacitetet dhe gatishmërinë e departamentit të zjarrfikësve gjatë ndërhyrjeve, por sërish është i pamjaftueshëm dhe nevojiten edhe shumë makineri për të pajisur ashtu siç duhet zjarrëfikëist, shkruan “Zhurnal.mk”.
Formohen shtabe të krizës për të menaxhuar zjarret
Maqedonia e Veriut përballet me zjarret përmes një sistemi të integruar që përfshin Qendrën për Menaxhimin e Krizave (QMK), Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim, ndërmarrjen publike Pyjet Kombëtare, njësitë lokale të zjarrfikësve dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB).
Menaxhimi i zjarreve realizohet në tre nivele kryesore, duke përfshirë parandalimin, fushatat ndërgjegjësuese dhe ndalimi i plotë i lëvizjes në pyje gjatë temperaturave të larta.
Në çdo qytet të Maqedonisë së Veriut do të ngriten shtabe të krizës të cilat do të jenë përgjegjës për menaxhimin e zjarreve. Ky shtab i krizës duhet të koordinohet me institucionet dhe shërbimet në rast të zjarreve të verës. Shtabi duhet të funksionojë sipas rajoneve, në mënyrë që të dihet se cili ekip ndërhyn në rast të zjarreve.
Periudha e verës tradicionalisht rrit presionin mbi departamentet e zjarrfikësve. Përveç zjarreve të hapura, një problem shtesë në Shkup janë deponitë ilegale, të cilat shpesh ndizen dhe paraqesin rrezik për lagjet përreth. Ndërhyrje të tilla humbasin njerëz, automjete dhe kohë në një sistem që tashmë funksionon me një numër të pamjaftueshëm zjarrfikësish. Gjatë çdo sezoni të verës, angazhohen edhe pilotë dhe zjarrëfikës që janë në pension, për të ndihmuar zjarrëfikësit e rinj.
Situata ngre një pikëpyetje më të gjerë në lidhje me kapacitetin e mbrojtjes nga zjarrit. Sipas analizave dhe të dhënave të mëparshme, mungesa e zjarrfikësve, automjetet e vjetra dhe pajisjet e kufizuara nuk janë vetëm një problem në kryeqytet, por një dobësi sistemike që përsëritet çdo sezon vere, shkruan “Zhurnal.mk”.
