Alarm në rrjetet sociale për gjarpërinj: Qyteti i Shkupit jep sqarime

Nga Xh M
1,107 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 11 qershor Zhurnal.mk – Pas publikimit të videove dhe fotografive në rrjetet sociale për prezencën e gjarpërinjve, kreu i Qytetit të Shkupit Orce Gjorgjievski tha se komunat ka kryer dezinfektimin dhe dezinsektimin. Lidhur me publikimit, ai tha se nuk janë dëshmi e gjendjes aktuale. Ai theksoi se gjendja përreth Vardarit është dukshëm më e mirë krahasuar me verën e kaluar dhe se Higjiena Komunale ka vendosur mjete për trajtimin e zvarranikëve në zonat ku lëvizin fëmijët.

“Sa i përket dezinfektimit dhe dezinsektimit, mendoj se komunat veç më e kanë realizuar, është detyrim i komunave në kuadër të Qytetit të Shkupit. Unë apelova deri tek ata që të shpërndajnë të gjithë punën e tyre që të shohin edhe qytetarët. Sa i përket paraqitjes së gjarpërinjve, unë të them të drejtën përveç një fotografie që ishte shpërndarë dhe pash që bënë krahasime që ishte fotografi e marrë nga interneti e një viti tjetër. Pra nuk kam informata që ka gjarpërinjtë por ja të marrim shembull gjendjen përreth Vardarit mund të shohim se si është sot dhe si ishte verën e kaluar, pra është dallim drastik. Ndërmarrjet tona sa i përket zvarranikëve, kanë mjetë që i përdorin dhe atë e bën Higjiena Komunale dhe janë vendosur në vende ku ka lëvizje të fëmijëve” – Orce Gjorgjievski.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër