Nikolloski: Shkup – Selanik për 1 orë e 25 minuta, Korridori 10 do ta ndryshojë hartën ekonomike të Evropës

Nga I.A
2,064 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 18 qershor, Zhurnal.mk – Zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikoloski, në samitin ministror për transport të organizuar nga Sekretariati i Komunitetit të Transportit, foli për planet dhe zhvillimin e infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore të Korridorit 10 dhe Korridorit 8.

Nikoloski theksoi se samiti dërgon një mesazh të qartë për përkushtimin e përbashkët të vendeve nëpër të cilat kalon Korridori 10, duke nënvizuar se ndërtimi i tij do të kontribuojë që ai të bëhet korridori më i rëndësishëm ekonomik i transportit në Evropë.

Sipas tij, me realizimin e projekteve të planifikuara infrastrukturore do të reduktohet ndjeshëm koha e udhëtimit dhe transportit të mallrave në rajon.

“Shkup – Selanik do të udhëtohet për 1 orë e 25 minuta, Shkup – Beograd për dy orë e gjysmë, ndërsa treni i mallrave nga Athina do të arrijë në Vjenë për më pak se 24 orë. Nga Selaniku deri në Budapest transporti hekurudhor i mallrave do të zhvillohet për rreth 12 deri në 14 orë”, theksoi Nikoloski.

Ai vlerësoi se modernizimi i infrastrukturës së transportit përgjatë Korridorit 10 do të sjellë qarkullim më të shpejtë të njerëzve dhe mallrave, lidhje më të madhe ekonomike dhe mundësi të reja zhvillimi për vendet e rajonit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër